Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se po vjen “një betejë tjetër e Stalingradit”.
“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt se që pritej nga kushdo dhe jam i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje”, tha Vuçiç.
“Mbetet të shihet, ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten, a do të arrijmë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ne dhe me këtë zotim e besim të shikojmë në të ardhmen”
Ai gjithashtu shtoi se Serbia po përballet me periudhën më të vështirë sesa ajo e viteve 1990-ta./Euronews Serbia