-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

India pozicionohet krah Ukrainës, Zelensky zbulon ndihmën e ofruar

Kryesoret

Kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky foli të martën me kryeministrin indian Narendra Modi, tha Zelensky në një deklaratë në kanalin e tij zyrtar Telegram.

“Ne diskutuam të ashtuquajturat referendume të mbajtura së fundmi nga Rusia për territoret e pushtuara përkohësisht të vendit tonë me kryeministrin e Indisë Narendra Modi”, tha Zelensky. 

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të forcohet partneriteti ukrainas-indian në sfondin e agresionit rus kundër Ukrainës.

“I jam mirënjohës Indisë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë. Ne vlerësojmë ndihmën e konsiderueshme humanitare të ofruar nga qeveria indiane dhe sektori privat”, shtoi Zelensky.

Me këtë, kryeministri Narendra Modi ka thënë edhe një herë se duhet të largohet nga rruga e luftës dhe të gjendet një zgjidhje përmes diplomacisë dhe dialogut. Kryeministri nënvizoi gjithashtu se rreziku i objekteve bërthamore mund të ketë pasoja të mëdha dhe katastrofike për shëndetin publik dhe mjedisin. Në të njëjtën kohë, India të premten qëndroi larg votimit për një projekt-rezolutë të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB), e cila dënonte “referendumin e paligjshëm” të Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit