Mes 5 personave që janë shpallur në kërkim për vrasje dhe atentate janë edhe Agron Bejdolli dhe Pëllumb Muharremi i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho ose “Rrumi” i Shijakut.
Dy ditë më parë Bejdolli mori peng Indrit Beqirajn në autostradë, teksa i bëri prittë motorit ku i riu po udhëtonte me vëllanë, Gentianin.
Pas disa minutash ai e liroi duke e zbritur nga makina. Por përse e mori peng? Policia deklaroi se dy vëllezërit, vrasës me pagesë ishin duke gjurmuar “Rrumin” për ta vrarë.
Personazhi i njohur i botës së krimit kuptoi se po e ndiqnin dhe i kërkoi Agron Bejdollit, i cili është lidhja më e fortë e Aleksandër Lahos ose “Rrumit” të Shijakut që të reagonte.
Agron Bejdolli u bëri pritë duke mori peng Indritin duke e kërcënuar. Bejdolli është shpallur në kërkim nga policia bashkë me “Rrumin”.