Mes 14 personave të arrestuar për vrasje dhe atentate në Tiranë dhe Durrës është edhe efektivi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko.
Por çfarë lidhje kishte ai me dy vëllezërit, vrasës me pagesë, Gentian dhe Indrit Beqiraj?
Sipas policisë Bejko kishte porositur vrasjen e dy personave me pretendimin se e kishin rrahur. Dy personat që do të vriteshin janë me inicialet “S.Z dhe I.H.” sipas policisë.
Por, vëllezërit kanë deklaruar se pavarësisht se kishin marrë porosinë nuk i kishin kryer vrasjet. I arrestuar është edhe një ushtarak. Roli i tij ende nuk dihet.