-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Skema dhe koka që porositi 5 vrasje të bujshme! Rrumi, Maneci dhe hasmi

Kryesoret

Një goditje e bujshme për drejtësinë që çmontoi disa grupe kriminale që vepronin në Tiranë dhe në Durrës. 14 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim për disa vrasje dhe atentate.

Dy djem të rinj, vëllezër Indrit dhe Gentian Beqiraj pranuan se janë vrasës me pagesë dhe se janë kontaktuar për të hequr qafe pesë persona. Shuma për vrasjet varionte nga 50 deri në 150 mijë euro.

Dy vëllezërit ishin kontaktuar nga Kevin Zeneli për të kryer pesë vrasje, tre në Tiranë dhe dy në Durrës.

Urdhri ishte dhënë nga Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë për një tjetër ngjarje kriminale, pikërisht plagosjen e Erion Hasanbelliut.

Noga i kishte porositur vëllezërit që të vrisnin një person dhe dy nipërit e tij në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Bëhej fjalë për hasmin e tij, Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit. Shuma ishte 150 mijë euro për kokat e tyre.

Pasi kanë marrë 6 mijë euro kapar nga ndërmjetësi i Nogës, vëllezërit kanë filluar vëzhgimin e personit në fjalë që frekuentonte një lokal në zonën e “Don Boskos”, por nuk kanë mundur ta vrasin.

Për arsye ende të paqarta deri më tani për policinë, pak ditë më pas, më datë 4 janar në këtë zonë u vra Erjon Çela. 35-vjeçari Çela u vra gabimisht, sipas policisë, po ashtu edhe katër të plagosurit.

Dy vëllezërit kanë ndihmuar ekzekutorin, Kevin Zeneli që të ikë nga Shqipëria duke falsifikuar testin anti-covid.

Kasandër Noga i kishte porositur vëllezërit Beqiraj edhe për një vrasje tjetër në Durrës, për të cilën kishin marrë një parapagesë prej 3500 euro nga 50 mijë euro në total.

Vrasja e këtij personi ka ndodhur, por ende nuk është zbardhur nga policia se kush janë autorët.

Bëhet fjalë për Arben Mërkurin të njohur me emrin “Maneci” dhe i skeduar për disa krime. Ai u vra në maj të këtij viti. Nuk dihet se autorët janë vëllezërit.

Atentati i tretë që ishin paguar të bënin dy vëllezërit ishte për Aleksandër Lahon (Pëllumb Muharremi) i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Mes 14 të arrestuarve për vrasjet janë edhe dy zyrtarë, një efektiv policie i burgjeve dhe një ushtarak. Akuzohen se krijuan kushtet për vrasjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit