-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i kujton Ramës xhiron e famshme me rosak: Përfaqëson gomarin e Trojës

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka qenë hileqar edhe mashtrues. Në një intervistë për “Syri Tv”, Meta kujton një episod në vitin 2001 kur u bë ceremonia e hapjes së lodrave në hyrje të “Rrugës së Elbasanit”.

Meta kujtoi xhiron me rosak që bënte kryeministri, teksa shtoi se kjo ishte një tentativë e tij për të marrë një lloj popullariteti. Por, thotë ish-Presidenti, pas kaq shumë vitesh, lodrat e fëmijëve janë zëvendësuar nga një pallat shumëkatësh.

‘Për të kuptuar se çfarë hileqari dhe mashtruesi ka mbetur Rama. Si bënte ai atëherë për të marrë meritat e qeverisë Meta? E kanë nxjerrë mediat atje me rosakun prapa ETC-së, ku kanë qenë lodrat. Mora edhe këtë kur ishte kryeministër. Mori atë me rosakët për të marrë ndonjë lloj popullariteti.  Ku është rosaku? Ku janë ato lodrat për fëmijë atje? Atje është bërë mali, 60 kate. Çfarë do t’i shikoni më shumë këtij njeriu.’, tha Meta.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë përfaqëson Kryeministri Edi Rama, Meta tha: Gomarin e Trojës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit