Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme ambientet e Presidencës vetëm pak muaj pasi la detyrën si Kreu i Shtetit, ku tema e diskutimit ishin zgjedhjet.
Në një komunikim për mediat Meta tha se takimi me presidentin Bajram Begaj ishte një takim pozitiv dhe se diskutuan për zgjedhjet e ardhshme vendor.
“Qëndrimi im ka qenë sa më i qartë. Sa më shpejt të shpallet kjo datë. Sa më shpejt duhet caktuar data për zgjedhjet. Me Zotin Berisha kemi folur edhe për protestat dhe zgjedhjet”, tha Meta.
Begaj pritet të takojë gjithasht kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, si dhe dy krerët e grupeve të të vogla parlamentare: Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun.
Ndërsa nesër pritet takimi me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.