Policia e Fierit ka arrestuar një 49-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim.
Në njoftimin e policisë thuhet se D.K është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
D.K në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një 12-vjeçar, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së tij.