Kryetari i Partisë të Lirisë tha se është shumë e rëndësishme që opozita të ketë vetëm një kandidat në çdo bashki.
Ai tha se përgjegjësinë për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë do ta marr PD-ja si partia më e madhe opozitare.
“Partia e Lirisë ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me çdo component opozitar e veçanërisht me PD. PL është e gatshme në çdo moment të fuqizojë aksionin opozitar. Jo si ish-kryetari që e përdorte bashkëpunimin opozitar për interesat e veta, apo për t’i bërë shantazh qeverisë. Përballjen e kemi me Edi Ramën dhe dëshiron t’i bashkojë forcat e saj në mënyrën më të hapur dhe konstruktive”, tha Meta.