Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme pedagogët kanë dalë në protestë, ndër të tjera kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi tha se ministrja dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një antimiting tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ai tha se ata mirëpresin një propozim nga ministria, megjithëse u shpreh se ishte skeptik nëse ministrja do shtrohej të bisedonte me ta pa kryeministrin
“Meqë ministrja ka shkuar në UBT për të shprehur mendimet e saj, megjithatë e mirëpresim nëse ka ofertë por nuk besoj se pa kryeministrin do të ketë”, tha ai.