-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër aksident në Lezhë-Milot, plagoset një vajzë, e nisin në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Milotit.

Nga informacionet e para, një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë, e cila është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas Policisë, rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit