-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ishin vënë pas prej 1 muaj, adoleshenti trafikonte armë nga Korça drejt Greqisë

Kryesoret

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës.

I riu ndiqej prej një muaj nga policia pasi ai trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Greqisë. Ai përdorte kufirin e gjelbër dhe një makinë tip Benz. Fillimisht blutë e Korçës i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai nuk i është bindur urdhrit.

Shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit