Kreu i bandës kriminale që vepronte në Greqi, shqiptari Esmin Ferhati, i njohur tashmë si “Esko”, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat greke raportojnë se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale, e cila ka zgjatur katër orë, por mjekët thonë se situata e tij është tepër kritike.

Kujtojmë se i riu shqiptar, “Esko” u plagos gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij pak ditë më parë në Athinë, dhe prej disa ditësh ndodhej në spital nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se bandat e drejtuara nga shqiptari i njohur me nofkën “Esko” ishin të specializuara për grabitje, trafik armësh dhe vjedhje, por ka pasur edhe një grup të rinjsh, që kishin precedentë për dhunë në tifozeri, të cilët merreshin ekskluzivisht me trafikun e drogës. Në fakt, kur u bë bastisja e madhe e Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, në një apartament në zonën e Zografou, një nga drejtuesit e bandës së tretë kishte dekonspiruar aksionin në mënyrë që një prej personave të përfshirë, vëllai i një avokati, të zhdukej nga dosja hetimore.