Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve që është zhvilluar paraditen e sotme në Tiranë.
“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë.
Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme” shkruan Meta.
Pedagogët kërkojnë rritje page ose në të kundërt nuk fillojnë vitin e ri akademik.