-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nën arrest shtëpie, 33-vjeçari thyen masën e sigurisë

Kryesoret

Një 37-vjeçar në Tiranë i cili ishte në arrest shtëpie për veprën penale “vjedhja” ka thyer masën e sigurisë duke kryer sërish të njëjtën shkelje.

Ai ka dalë nga banesa duke marrë sendet personale nga dy automjete të parkuara në dy zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe kreu 2 herë të tjera të njëjtën vepër penale, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që vidhte në automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur sende të ndryshme personale, në një automjet të parkuar në rrugën “Ismail Qemali” dhe në një automjet të parkuar në rrugën “Besim Imami”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit