Pas sulmit kibernetik të Iranit, Shqipëria është vendosur në lëvizje për të kaluar në filtër të gjithë aktivitetin e opozitës iraniane në kampin e MEK-ut në Manzë që u bë shkak që regjimi i Teheranit të vendoste Tiranën në shënjestër.
Zv/ kryeministrja Belinda Balluku tha sot se po shikojnë marrëdhënien dhe fushën e lirisë së veprimit që kanë.
Balluku theksoi se MEK ka ardhur për mbrojtje humanitare dhe jo politikë në Shqipëri.
“Kampin e MEK e kemi në vëmendje. MEK në Shqipëri kanë një marrëveshje për aktivitetet e lejuara dhe të palejuara.
Kemi një vëmendje të shtuar. Jemi duke diskutuar të gjithë marrëdhënien dhe fushën e lirisë së veprimit që kanë.
Kanë ardhur për mbrojtje humanitare dhe jo grup politik. Ne e kemi një vëmendje atje” tha ajo.