-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama përzë të rinjtë”, Blushi: Shumë shpejt do japë llogari

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka thënë se Edi Rama po i detyron të rinjtë shqiptar të braktisin vendin e tyre.

Sipas Blushit pashpirtësia, hajdutëria dhe paligjshmëria e Qeverisë i ndau prindërit nga fëmijët dhe po i zhyt çdo ditë të moshuarit në mjerim.

Postimi i plotë:

“Dëgjoni zemrën e kësaj nëne dhe të gjithë nënave shqiptare që digjen nga malli për të jetuar pranë fëmijëve të tyre, që Edi Rama i detyroi të largohen nga Shqipëria.

Pashpirtësia, hajdutëria dhe paligjshmëria e Qeverisë i ndau prindërit nga fëmijët dhe po i zhyt çdo ditë të moshuarit në mjerim. Lotët në sytë e nënave shqiptare rëndojnë mbi ndërgjegjen e Edi Ramës, që shumë shpejt do të japë llogari për çdo vuajtje dhe për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve.

E moshuara me lot në sy: “Na është boshatisur shpirti, kam katër fëmijë dhe të katërt jashtë, kam mbetur vetëm këtu prej emigracionit. Qeveria të mos ia ulë naftën miliarderëve të jahteve dhe t’ia rrisë fermerit shqiptar, por të ndihmojë qytetarët. Njerëzit të punësohen këtu. Unë kam 17 krahë pune që janë jashtë..a ka më keq?!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit