Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Rrëshen.
Një automjet tip “Pasat” u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Pujkë”.
Të dy automjetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin.
Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në autoveturë.
Ata janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës. Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Shofer dhe pasagjerja në vendin e parë kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.