Selia blu, krahu i Sali Berishës ka shpërndarë për mediat një letër, sipas tyre nga Giorgia Meloni që fitoi zgjedhjet në Itali pak ditë më parë.
Në letër, falënderon Sali Berishën për mesazhet pas triumfit në zgjedhje. Mes të tjerash, Meloni shkruan se “afërsia me partinë tuaj është historike. Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane”.
Mesazhi i publikuar nga zyra e shtypit të PD-së.
I dashur President,
Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.
Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.
Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme,ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.
Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.
Me përzemërsi të ngrohtë,
Giorgia Meloni