-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO- U vra për një lopatë, ky është shqiptari që u varros i gjallë në Itali

Kryesoret

40-vjeçari shqiptar Bardhi Ibrahimaj humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 16.20 në një kantier rruge në lokalitetin Gironico, përgjatë via Giacomo Leopardi, në rrugën numër 35, ku po punohet për ndërtimin e një lidhjeje kanalizimesh.

Brahimaj, punonjës i Comedil Mangino të Olgiate Comasco, po punonte brenda gropës kur masivi i tokës u shkëput, rrëshqiti drejt tij dhe e zuri poshtë.

Bardhi Brahimaj ishte jashtë dhe hyri në gropë për ta marrë. Por papritur muret u shembën, duke e varrosur dhe duke e vrarë shqiptarin në çast. Dy punëtorë dhe një kalimtar e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën ta paralajmëronin, por ishte tepër vonë. Shqiptari kishte humbur jetën./Ilgiornale 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit