Deputeti i PD-së, Ervin Salianji denoncoi sot një nga aksionet e dekonspirimit të operacioneve për arrestimin e Ervis Martinajt.
Ai tha se “bosi” i basteve u lajmërua që të ikte nga hoteli përpara se të shkonte policia.
“Di gjë sot ku është Talo Çela, Sokol Çapja? Po Suel Çela? Ervis Martinaj, ku është gjallë apo vdekur, jo më ta kërkoni. Ju e dini dhe po ua them atë që qarkullon.
5 minuta para se të shkonte në hotel policia e keni lajmëruar për t’u larguar.
Sepse keni pasur tjetër plan. Një pjesëtar i forcave elitë shoqëronte një nga më të shumëkërkuarit. Ku ka ndodhur kjo më parë?!” tha ai.
Prej gati dy muajsh Ervis Martinaj është i zhdukur.