-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata gjobit me 1 mijë euro vajzën që qëlloi me armë Vali Corleonen

Kryesoret

Gjykata e Gjilanit ka shpallur fajtore shtetasen A.S. e cila plagosi aksidentalisht Princ Valentino Corleone-n. Sipas mediave kosovare, ajo është dënuar me 1 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve.

Në rast se e akuzuara nuk e paguan gjobën, dënimi me gjobë i zëvendësohet në dënim me burgim prej 50 ditësh. Në vendim thuhet se shtetasja A.S. ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike dhe ka shkrepur aksidentalisht armën duke e plagosur në këmbë Vali Corleonen.

Paraprakisht, në seancën e sotme e akuzuara A.S. përmes avokatit të saj Ramadan Leka ka pranuar fajësinë për të tri veprat penale me të cilat e ngarkonte akuza.

E akuzuara  dhe i dëmtuari Princ Valentino Corleone, gjatë dëshmive të tyre para trupit gjykues, kanë deklaruar se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale dhe pa paramendim për të shkaktuar rrezik për të pranishmit dhe se e njëjta kishte ardhur si pasojë e ndikimit të substancave narkotike.

E pandehura A.S. para trupit gjykues është zotuar se nuk do të përsëriste vepra të ngjashme apo të tjera me karakter penal, duke shtuar se gjatë qëndrimit në paraburgim, e kishte kuptuar se mund të jetonte edhe pa përdorimin e substancave narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit