-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkuar në të gjithë Evropën, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Kryesoret

Edmond Kaçinaku ishte dënuar në Itali me 25 vjet e 8 muaj, për trafikimin e lëndëve narkotike është arrestuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës.

55-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar.

Pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit