Të paktën 31 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë dhe thikë në një kopsht në Tailandë.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet dhe mediat lokale të vendit aziatik, teksa theksohet se autori është ende i lirë dhe po vijon sulmin në pjesë të tjera të qytetit, i ndjekur nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior Nong Bua Lamphu.
Autori i ngjarjes ndërkohë, është identifikuar si një ish-ushtarak 34-vjeçar, i cili ka pasur edhe më parë probleme me ligjin.
Teksa, mënyra se si vrasësi në masë ka operuar, ka qenë nëpërmjet të shtënave fillimisht e më pas goditjeve me thikë ndaj disa fëmijëve.
Në Tailandë, ngjarje të tilla janë të rralla.
Por, vitet e fundit, ato janë shtuar ndjeshëm.
Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, në qytetin e Nakhon Ratchasima.