-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Bllako jashtë qelie? Avokati zbulon arsyet, SPAK-u e do në burg

Kryesoret

Gjashtë muaj qëndroi në burg ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Ditën e sotme gjykata ka pranuar kërkesën e socialistit për të vijuar hetimet në një masë më të butë. Trupi gjykues vendosi që ta lironte nga qelia për ta çuar në arrest shtëpie.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj u shpreh se Bllako nuk cenon procesin e hetimit dhe nuk mund të prishi provat. Sipas tij procesi i mbledhjes së provave është ezauruar. Ai ka shtuar se Bllako është babi i dy fëmijëve të mitur dhe duhet të përkujdeset, pasi gjendja e familjes së tij është e rënduar.

Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij,” është shprehur avokati.

Nga ana tjetër SPAK ka kërkuar që ish-deputeti të qëndrojë në burg.

“Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës. Nuk ishin kushtet për ndryshim mase. Do ta apelojmë menjëherë” thuhet në reagimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit