-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet frika për armët bërthamore, Rusia: S’ka luftë të tillë

Kryesoret

Rusia tha se është e përkushtuar për të shmangur një konflikt bërthamor. Kjo deklaratë vjen teksa shqetësimet në botë u rritën pas disa deklaratave të bëra së fundmi nga Kremlini, që linin të kuptohej se armët bërthamore ishin opsion nëse lufta në Ukrainë do të përshkallëzohej.

“Federata Ruse plotësisht i përmbahet parimit që të mos lejojë që një luftë bërthamore të nisë… Ne kemi thënë dhe e konfirmojmë këtë çdoherë. Nuk do të kishte fitues në një luftë të tillë dhe një gjë e tillë kurrë nuk duhet të ndodhë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 6 tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë në ditët e fundit se ata nuk po bëjnë “blof” me deklaratat e tyre se Moska “ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet ushtarake për të mbrojtur territorin e saj” përfshirë “edhe rajonet që janë bashkuar së fundmi”.

Shumë në Perëndim i kanë kuptuar këto deklarata se Rusia nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit