Sot Ervis Martinaj mbush 40-vjeç. Ai ka lindur në Burrel në 6 Tetor 1982. Por prej dy muajsh është zhdukur pa gjurmë.
Kërkimet janë shtrirë, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Megjithatë policia nuk e ka një përgjigje nëse është gjallë apo vdekur.
Misteri për zhdukjen e ‘mbretit’ të lojërave të fatit, sa vjen e shtohet çdo ditë e më shumë.
Në media së fundmi po shfaqet një tjetër foto e pa publikuar më parë e biznesmenit Ervis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet.
Por nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij.
Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë, Kosovë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër.