-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi për zgjedhjet, Alibeaj tregon çfarë bisedoi me Begajn

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka thënë se ditën e djeshme i ka kërkuar presidentit që data e zgjedhjeve të caktohet sa më herët, pasi sipas tij është e drejtë themelore e shqiptarëve, të ndëshkojnë pushtetin me votë.

Gjithashtu Alibeaj shkruan se e vlerëson faktin që Presidenti i Republikës të shprehet për caktimin e datës pasi të përfundojë afati i komisionit të reformës Administrative Territoriale, në mënyrë që të mos bëhet pengesë për shqyrtimin e kësaj reformës.

Postim i plotë:

“Me ftesën e dërguar prej Presidencës, zhvillova një takim me Presidentin e Republikës. Në respekt të institucionit dhe Kushtetutës bisedova me të për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.

I shpreha qëndrimin tonë se data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më herët brenda afateve që parashikon Kushtetuta dhe ligji.

Zgjedhjet janë e drejtë themelore e shqiptarëve, mundësia që ata kanë për të ndëshkuar pushtetin me votë.

Shqiptarët duan, madje kanë kërkesë ultimative që me votë të ndëshkojnë këtë pushtet sepse kanë një llogari të hapur me këtë regjim. Ndaj është detyrim yni që ti bindemi nevojës së tyre, dhe t’ia krijojmë këtë mundësi kushtetuese shqiptarëve. Sa më shpejt!

Të rëndësishëm vlerësova gjatë takimit edhe faktin që Presidenti i Republikës të shprehet për caktimin e datës pasi të përfundojë afati i komisionit të reformës Administrative – Territoriale (data 21 tetor), në mënyrë që të mos bëhet pengesë për shqyrtimin e kësaj reforme që kërkohet nga gjithë shqiptarët.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit