-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjuajtën me armë”- Të shtëna nga kantieri në Rrjoll për të trembur banorët

Kryesoret

Një episod alarmant është regjistruar sot në Rrjoll, zonë që prej kohësh është kthyer në vijën e parë të përplasjes mes banorëve dhe interesave të biznesit për ndërtim në tokat e tyre, ku përmendet emri i Bashkim Ulajt.

Sipas banorëve, ndërsa ata vijojnë protestën në mënyrë paqësore në pjesën e sipërme të zonës, nga drejtimi i kantierit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Ata e konsiderojnë këtë si një përpjekje të hapur për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar të tërhiqen nga kundërshtimi i tyre, duke e cilësuar situatën si një përshkallëzim të rrezikshëm të presionit ndaj komunitetit.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është roli i policisë. Edhe pse e pranishme në vendngjarje dhe në dijeni të të shtënave, policia është mjaftuar me konstatimin se bëhej fjalë për qitje arme, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete se kush qëndron pas këtij akti. Në vend të hetimit dhe garantimit të sigurisë, sipas banorëve, forcat e rendit janë përfshirë në përplasje me vetë protestuesit, duke krijuar përshtypjen e njëanshmërisë dhe duke shtuar tensionin në terren.

Banorët e Rrjollit shprehen se ndihen të pambrojtur dhe të përballur jo vetëm me humbjen e pronës, por edhe me një klimë frikësimi që, sipas tyre, po normalizohet. Megjithatë, ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen, duke paralajmëruar se rezistenca e tyre do të vazhdojë pavarësisht çdo presioni./ Marre nga JOQ

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit