Vlerat e larta të presionit në vend do të vijojnë të ndikojnë në motin e qendrueshëm. Parashikohen orë me diell dhe vranësira të larta shtresore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e në bregdet përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen të pësojnë luhatje të forta gjatë ditës duke marrë tiparet e vërteta të një dite vjeshte:
në zona malore 5 deri 22°C
në zona e ulëta 12 deri 27°C
në zona bregdetare 13 deri 26°C
Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë. Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC.
Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës. Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë.
Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendura. Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës.
ëto të fundit me perjashtim të maleve janë mjaft të rralla gjatë stinës së verës. Në rajonet malore dëbora mund të bjerë nga nëntori në mars dhe në disa zona dimri mund të jetë edhe më i ashpër. Qytetet malore si Kukësi, Korça dhe Peshkopia shquhen për kohë të ftohtë gjatë kësaj periudhe të vitit.