-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet data e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Kryesoret

Mbreti Charles III u bë zyrtarisht monarku i ri i Britanisë së Madhe menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Por ceremonia e kurorëzimit në Westminster Abbey, po sipas traditës ceremonia e kurorëzimit bëhet muaj më vonë.

Në këto javë, si ekspertët mbretërorë ashtu edhe fansat e monarkisë shpesh kanë pyetur veten se kur do të kurorëzohet Mbreti Charles. Dhe tashmë duket se ka një përgjigje.

Burime anonime të Pallatit i kanë thënë “Bloomberg” se data zyrtare e kurorëzimit do të jetë 3 qershori i ardhshëm.

Kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth II u bë më shumë se një vit pasi ajo mori fronin në shkurt 1952. Ceremonia u zhvillua më 2 qershor 1953 në Westminster Abbey, kur princi i atëhershëm Charles ishte katër vjeç.

70 vjet pas nënës së tij, kurorëzimi i mbretit Charles III do të festojë fillimin e mbretërimit të tij dhe do të jetë pjesa qendrore e ditëve të festivalit Trooping the Color, të cilat zhvillohen gjithmonë në fillim të qershorit.

Burimet zbuluan për mediat britanike se ceremonia ka të ngjarë të jetë më e shkurtër, më e vogël dhe më e lirë se ajo e monarkëve të mëparshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit