-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edy Reja sfumon Brojën në Itali: Nuk e shoh në Serie A, shumë individualist

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja ka folur për Radion ‘Kiss Kiss’ në Itali. 76-vjeçari ka sfumuar të ardhmen e Armando Brojës në Seria A me Napolin, duke e quajtur shumë individualist. E çuditshme sesi një teknik nuk sponsorizon lojtarët që i ka në trajnim.

Mediet në Itali e kanë lidhur të ardhmen e Brojës me një kalim në Serie A sezonin që vjen. Aktualisht 21-vjeçari ka kontratë deri në 2028 me Chelsea, duke marrë minuta këtë sezon me Blutë.

“Cristiano Giuntoli nuk gabon kurrë një blerje. Puna e drejtorit sportiv është diçka e jashtëzakonshme. Nuk është e lehtë të sjellësh shumë lojtarë të rëndësishëm në një ekip si Napoli . Spalletti është një trajner i madh: Unë e kam thënë gjithmonë këtë. Mbrojtja e kaltër është shumë solide, mesfusha është shumë e fortë: Lobotka dhe Anguissa përbëjnë një digë të pakapërcyeshme. Po Zielinski? Polaku ka një klasë superiore, ai është njeriu ekstra. Rreth Brojës? Nuk e shoh nga Napoli, është shumë individualist, më duket si Osimhen ”, tha Broja për Kiss Kiss.

Kujtojmë se muaj më parë Reja dhe Broja patën mosmarrëveshje lidhur me aktivizimin në Kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit