Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se Sali Berisha gënjeu, kur tha se një punonjëse e Bashkisë së Tiranës, ka lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Prençi theksoi se qytetari dixhital e ka dezinformuar kreun e PD-së Sali Berisha, se ish punonjësja e Bashkisë së Tiranës punon tani në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas tij, pas këtij rrengu fshihen kundërshtarët e Ervis Martinajt, pasi duan të vijojnë punën e tyre duke inskenuar burime për qytetarin dixhital.
“Ditët e fundit, qytetari dixhital e ka dezinformuar Berishën, duke i thënë se nëse doni të dini lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt policia të shkojë dhe të intervistojë një ish-punonjëse të bashkisë së Tiranës, që tani është te Ministria e Drejtësisë.
Në fakt nga bashkia e Tiranës, nga burimet konfidenciale del se Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë punonjësen që ka qenë drejtore në Bashki dhe ka shkuar të Ministria.
Djallëzia e kundërshtarëve të Martinajt shkon deri atje sa të inskenojnë burime për qytetarin digjital për ta orientuar gabim me qëllim që të bëjnë show dhe në krahun tjetër vazhdojnë punën”- tha ai.