Një person është plagosur me armë gjahu në Kukës. I plagosuri është D. T. Ai u dërgua nga familja në spital. Sipas tyre ishte vetëplagosur aksidentalisht.
Por policia thotë se nga hetimet ka rezultuar se ai është qëlluar me armë gjahu nga shoku me të cilin kishin dalë për gjah natën në “Kodrat e liqenit të Fierzës”, në fshatin Dukagjin.
Ai është qëlluar aksidentalisht nga J. E. 62 vjeç me të cilën kishte dalë për gjueti. I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.