Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia. Pas dështmit të tentativave në shkallën e parë dhe në apel, Koka iu drejtua Gjykatës së Lartë.
Pas shqyrtimit, gjykata vendosi që të rrëzonte pretendimet për arsye shëndetësore duke e lënë në qeli.
Dje gjykata vendosi që të lironte nga qelia për të zbutur masën nga arrest me burg në arrest shtëpie për ish-deputetin Alqi Bllako.
Lefter Koka është arrestuar me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Ish-deputeti po hetohet për inceneratorin e Fierit.