-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i Bllakos, Meta: Goditje fatale për drejtësinë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se rasti i lirimit të ish-deputetit Alqi Bllako nga burgu tregon se në krye të skemës së inceneratorëve qëndron vetë Edi Rama.

Dje Rilindja shpërndau një lajm që një shoku i Taulantit më kishte anuluar mua një vizitë në Gjermani, që nuk ekzistonte dhe ia kishte dërguar një ish-sekretari të LSI-së që ka qenë përpara nja 7 vitesh.

Kjo bëhej për të shmangur vëmendjen nga lirimi absurd dhe i papranueshëm për cështjen e kujdesit ndaj fëmijës. Unë kam një pyetje për ju, sa qytetarë janë burgosur për mos pagimin e faturave të energjisë apo që kanë ndërtuar një dritare pa leje?

Ata nuk kanë fëmijë për t’i mbajtur dhe trajtuar? Ndoshta nuk kanë as mundësi për të pajtuar ndonjë dado, të paktën Alqi ka mundësi pasi ka babain që paguhej 10 mijë euro në muaj. Në krye të inceneratorëve, rasti i djeshëm tregoi se është Edi Rama.

Gjithçka që ka ndodhur është drejtësi me regji. Lirimi i djeshëm është goditje fatale për drejtësinë. E bërë me urdhër të Edi Ramës, sikur bën amnistitë për oligarkët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit