Një 44-vjeçar është arrestuar sot në Durrës për armëmbajtje pa leje. Ai është Blendi Rrogozhina.
Sipas policisë, Rrogozhina lëvizte me armë zjarri me vete dhe për t’u shpëtuar në momentin që po e ndiqnin është futur në biznesin e tij, lokal, me qëllim fshehjen e armës, por është arrestuar.
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, krehri dhe fishekët.
44 vjeçari banues në lagjen nr. 18, Durrës do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.