-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodh edhe kjo në Parlament! Deputeti i bën “serum” Albin Kurtit

Kryesoret

Seanca e sotme në kuvendin e Kosovës kasjellë debate të shumta. Por një nga momentet me pikante është kur Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka vendosur pranë kryeministrit Kurti një infuzion.

Më pas me atë të një statusi në facebook Lashtaku ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen e rëndë në shëndetësi, mungesën e barnave esenciale dhe dorëheqjen e Rifat Latifit nga pozita e ministrit.

Gjithashtu ai shkruan se qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, ka shkruar Lushtaku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit