-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas dorëheqjes ish-ministri i Shëndetësisë takon Kurtin

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Rifat Latifin, i cili dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Ndërkaq, Latifi u tha se ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së sektorit të shëndetësisë së Kosovës.

Pas dorëheqjes së Latifit, Kurti ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku në postin e ushtrueses së detyrës së ministres së Shëndetësisë.

Latifi në detyrën e ministrit ishte emëruar në nëntor të vitit të kaluar.

Ai kishte ardhur në këtë pozitë pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

Në shtator Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi i cili udhëhiqet nga kryeministri Kurti.

Sipas vendimit të Qeverisë, disa nga përgjegjësitë e këtij komisioni janë zhvillimi i sistemit informativ i sistemit shëndetësor, në të gjitha nivelet e sektorit publik dhe privat, analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi si dhe reforma tjera në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ky Komision deri më tani ka zhvilluar disa takime./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit