Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Një makinë tipa Audi është përplasur me një mjet Benz dhe për pasojë janë plagosur shoferi dhe 2 pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Audi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan në Maliq.
“Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit,” ka njoftuar policia.