-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga një ortek në Himalajet

Kryesoret

Rreth 19 persona kanë humbur jetën nga një ortek që përfshiu një grup alpinistësh në Himalajet të martën, ndërsa dhjetë persona janë ende të zhdukur.

Ky grup përbëhej nga 34 persona që studionin në një klub lokal alpinistësh, në Institutin e Alpinizmit Nehru, 7 mësues dhe një infermiere.

“Janë gjetur 19 trupa. Dhjetë persona janë ende të zhdukur ”, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të fatkeqësive, Ridhim Agarwal për AFP, pasi moti i keq pengoi operacionin e shpëtimit.

Kreu i qeverisë lokale të Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, konfirmoi në Twitter se alpinistja me përvojë Savita Kanswal , një anëtare e ekipit mësimdhënës, ishte mes të vdekurve. Në fillim të këtij viti, ajo kishte pushtuar Everestin dhe fqinjin Makulu në vetëm 16 ditë, duke vendosur një rekord për gratë.

Dy helikopterë ushtarakë janë dërguar në zonë për të ndihmuar me kërkimin, sipas një zyrtari të menaxhimit të fatkeqësive.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive , Ridhim Agarwal tha se alpinistët u bllokuan në një luginë menjëherë pas ortekut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit