Ditën e sotme Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e qeverisë për heqjen e licencës dhe mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”.
Vendimi i qeverisë që u mor pak ditë më parë shkaktoi reagime të shumta. Kolegji e çoi në gjyq me shpresën e anulimit të vendimit, por gjykata e rrëzoi.
Tashmë pritet hapi i radhës, apeli. Opozita ka akuzuar se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama fshihet dora e presidentit turk Erdogan, që i ka kërkuar që të mbyllë institucionet arsimore të armikut të tij, Gulen.