-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia sulmon me dronë kamikazë Zaporizhzhian

Kryesoret

Forcat e armatosura ruse sulmuan mbrëmjen e se enjtes qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainë duke përdorur kësaj here dronë kamikazë.

Lajmi u dha përmes rrjeteve sociale nga guvernatori i Oblast, Oleksandr Straukh. Si pasojë e këtyre sulmeve u shkatërrua infrastruktura në dy distrikte në qytetin ukrainas.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që prej javësh Zaporizhzhia është bërë qendra e luftimeve.

Një ditë më parë OKB deklaroi se e njeh Zaporizhzhia si territor rus, duke refuzuar referendumet për aneksim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pranon për herë të parë hyrjen e trupave tokësore në Ukrainë

Moska konfirmoi se forcat tokësore hynë në Ukrainë nga Krimea. Më parë Moska kishte pranuar vetëm që kishte filluar një sulm ajror dhe me raketa ndaj bazave ajriore të Ukrainës dhe objekteve të tjera ushtarake. Ministria e mbrotjes thotë se ka shkatërruar 83 objekte ushtarake ukrainase.

Ndërkohë një këshilltar i presidentit të Ukrainës tha se kompleksi bërthamor i Çernobilit, rreth 130 kilometra në veri të Kievit, ra në duart e forcave ruse. Një nga reaktorët bërthamorë të Çernobilit shpërtheu në vitin 1986, në një nga aksidentet më të rënda bërthamore në botë.

Rusia goditi me raketa shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke vënë në shënjestër objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake.

Sulmi filloi menjëherë pas një fjalimi në televizion të presidentit rus Vladimir Putin, rreth orës 4 të mëngjesit, gjatë të cilit ai u shfaq i zemëruar, duke theksuar se nuk mund të toleronte më ato, që ai i quajti kërcënime nga Ukraina. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke paralajmëruar fuqitë e jashtme që të mos ndërhyjnë, ndryshe do të shkaktonte “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit