-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin kokainë dhe heroinë, dy shqiptarët bien në pranga

Kryesoret

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritet franceze. Ata dyshohet se furnizonin zona të ndryshme të Francës me heroinë dhe kokainë.

Hetuesit zbuluan se të shitësit punonin në komunat Poisy, Chavanod, Épagny dhe Pringy.

Gjatë hetimeve u zbulua se shitja bëhej nga persona me kombësi shqiptare, ndërsa trafikantët akomodoheshin nëpër hotele. Po ashtu rezultoi se paratë e drogës transferoheshin në rrjetin e bandës shqiptare.

Dy shitësit shqiptarë u arrestuan më 5 tetor në një hotel rreth orës 7:30 të mëngjesit. Në vendngjarje policia zbuloi disa qindra euro, produkt prerës dhe gjithçka të nevojshme për prodhimin dhe shitjen e drogës. Falë qenve antidrogë u bë e mundur zbulimi i sasive të ndryshme të kokainës dhe heroinës të fshehura në pyjet e Annecy Meythet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit