Një grup banorësh nga Fieri paraditen e sotme protestuan para SPAK-ut për pronat e tyre.
Pesë muaj më parë banorët kallëzuan kryebashkiakun Armando Subashi dhe deputetin Baftjar Zeqo për shpërdorim detyre, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Banorët akuzojnë dy zyrtarët e lartë se kanë tjetërsuar pronat me qëllime për të ndërtuar pallat. Gjykata, thanë banorët ende nuk ka asnjë vendim për dosjen.
Familjet shprehen se SPAK-u është dera e fundit ku trokasin pas proceseve gjyqësore në Gjykatën e Fierit, Apelit të Vlorës e deri në Gjykatën e Lartë.