Kryetari i komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi në një deklaratë për mediat ka thënë se deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, ka hamendësuar bisedat me ambasadoren dhe se ajo nuk ka pasur kurajo ti tregonte asaj pse vazhdon të mbështes një person të shpallur Non Grada.
“Ajo i ka hamendësuar si biseda me ambasadoren amerikane. Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores shumë të nderuar së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara.”