Bordi i Transparencës ka njoftuar për ndryshime të ndjeshme të çmimit të hidrokarbureve në vend.
Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti.
Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.
Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.
Gjithashtu në njoftimin thuhet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.