-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Teatri” vazhdon! ERE i bindet Ramës: Nuk ka rritje të energjisë

Kryesoret

Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kilovat.

Bordi i ERE-s në mbledhjen e sotme pezulloi vendimin që mori pak ditë më parë për rritjen e çmimit. Arsyeja? Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të bërë një prapaktheu. Kështu edhe ERE iu bind.

Por si e justifikoi kryetari i ERE-s, Petrit Ahmeti vendimin, teksa pak ditë më parë nguloi për rritjen e çmimit?

Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do të bëhet në fund të muajit”, tha ai.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, që kundërshtoi rritjen, ashtu si herë e parë.

Sot bordi do marri një vendi për shtyrjen e vendimit me një muaj. Kërkesa ime qëndron e njëjtë, nuk ka nevojë për rritjen 4 herë të çmimit të energjisë. Nuk ka nevojë që shtresa e mesme të behet shtresa më e tarifuar në Shqipëri për energjinë.

Argumentet që dhashë 2 javë më parë janë ato që ERE po përdor sot për të shtyrë vendimin me 1 muaj. ERE duhet të ushtrojë funksionin e saj kushtetues dhe të mbrojë interesin e qytetarëve.

Nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rajon. Informacionet tregojnë që qeveria i ka fondet që mos ta kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit familjar”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit