-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria e Tiranës sekuestron prona, llogari bankare dhe 7 makina

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar prona, llogari bankare dhe 7 makina të personit Adem Markolës  të dyshuar për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’.

“Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi A. M. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia. Për këtë arsye, prokuroria kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;
Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;
Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;
Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasit A. M. Si dhe ndaj llogarive bankare të shtetases A. Xh.
Vendosje e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme (automjete) në pronësi të shtetasit A. M. mjetet: “Smart Micro Compact”; “Hummer H2”; “Suzuki Swift”, “Mazda 2500”; “BMW X6 Xdrive” 35D; “Mercedes Benz ML”, si dhe ndaj pasurisë së luajtshme automjet “Range Rover Evoque”. thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit