-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“3 mijë euro bileta për Londër”, kapen “shqipet” në Spanjë

Kryesoret

Disa ditë policia spanjolle ka arrestuar një grup me 7 shqiptarë, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht drejt Anglisë dhe mes tyre kishe edhe fëmijë.

Sipas mediave spanjolle, mafia shqiptare me bazë në Bizkaia u kishte kërkuar të miturve plot 15,000 euro për futjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht i fusnin si turistë në tragete nga Porti i Bilbaos dhe gjithashtu nga Santander, që më pas të arrinin të shkonin në destinacionin final.

Ky ishte çmimi i “biletës” që mafia shqiptare në Santurtzi, Muskiz dhe Portugalete, u faturoi “klientëve” të saj për kalim të parregullt në bregdetin anglez.

Policia ka mundur që të vërë në pranga 7 shqiptar, 5 prej tyre në Bizkaia dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës klandestine, në aeroportin Barajas të Madridit, kur po përgatiteshin të ktheheshin në Shqipëri.

Sipas raportimeve të arrestuarit në operacionin e fundit, kanë fituar nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo kalim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit